Aksident i rëndë trafiku te “Guri i Plakës”, një i vdekur e një i lënduar

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe një skuteri, të hënën në mbrëmje
Aksidenti tragjik ka ndodhur në fshatin Grabovc të Fushë-Kosovës, te vendi i quajtur “Guri i Plakës”, i cili llogaritet si rajon i Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, majori Milaim Fejzullahu.
Ai ka thënë për “Kallxo” se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00.
Ndryshe, një aksident tjetër me vdekje në Fushë Kosovë ndodhi javën e shkuar, ku mbeti i vdekur një motorist pas përplasjes me një kamionetë.