Lushtaku thotë se Sylejman Selimi ka probleme të mëdha shëndetësore

Kryetari i Degës në Skenderaj të Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka folur për raportet e tij me Sylejman Selimin, ish-ambasador i Kosovës në Tiranë.

Selimi aktualisht ndodhet në burg, i dënuar me dënim unik prej 8 vjetësh për dy rastet, Drenica 1 dhe 2, mbi bazën e akuzave për krime të luftës.

Lushtaku ka thënë në “Pressing”, në T7, se mban kontakte të rregullta me ish-bashkëluftëtarin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ka thënë se bisedon me të shpesh në telefon, por edhe e takon, kur atë e lirojnë përkohësisht.

Lushtaku ka bërë të ditur se Selimi aktualisht ka probleme shëndetësore – të mëdha, sipas tij.

PRESSING

Publiée par T7 sur Lundi 30 avril 2018

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë