Teuta Krasniqi është një ndër aktoret më të pëlqyera në vend, shkruan Gazeta Blic.
Vite më parë ajo u martuar me këngëtarin e njohur Blero, por që martesa e tyre nuk zgjati shumë. Nga kjo martesë ata kanë dhe një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Tara.

E dje ishte një ditë e veçantë për Bleron dhe Teutën, pasi e vogla e tyre feston ditëlindjen e saj të tetë.
Teuta e uroi atë përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, ku ka shprehur gjithë dashurinë e madhe që ka për të.
“E shtrenjta ime, beba ime, drita e syve te mi, shpirti i shpirtit tim, gëzimi im, Tara ime Urime Ditelindja e 8-të. Faleminderit Zotit që më bekoi me ty në jetë, Faleminderit ty që çdo ditë të jetës na mbush me lumturi dhe dashuri të pafund. Të të shoh ty duke u rritur çdo ditë, duke u bërë shembulli më i mirë i vajzës dhe i motrës më të madhe, është bekimi më i madh që kam në jetë. Faleminderit që më bën nënë krenare me edukatën tënde, sjelljet tua, me mësime dhe me talente që Zoti ti dhuroj si dhunti. Mbi të gjitha faleminderit që çdo ditë të jetës po bëhesh vajzë e menqur dhe modeste, e cila ndjen dhe shpërndan dashuri kudo. Jam mirënjohëse pafund që të kemi ty Tara, ty që më fale epitetin më fisnik në jetë, emrin nënë. Të don mami pa kufi, të don Kaia më së shumti në botë, të don Astro pa fund dhe te duan shumë e gjithë familja. Zoti të bekoftë me shëndet, lumturi, dashuri, gëzime, suksese, mbarësi dhe i paç gjithmonë gjithë njerezit tu të dashur pranë. Të dua beba ime” shkroi Teuta Krasniqi në fotografinë e publikuar.
Duke qenë se Tara jeton së bashku me Teutën dhe Adonisin, ata u përkujdesën që t’i organizojnë asaj një festë duke mbledhur familjarët, por që aty nuk u pa vetëm babai i Tarës, Blero.
Sot, Teuta ka publikuar fotografitë brenda ditëlindjes së Tarës ku çdo gjë po duket e mrekullueshme, e kuruar deri në detaj për 8 vjetorin e Tarës.
Ndryshe, mbrëmë edhe Blero u përkujdes t’i organizonte asaj një festë me njerëzit e tij, duke qenë se nuk ishte prezent te festa përallora e organizuar gjatë ditës.