Zgjerimi i rrugës Skenderaj – Drenas (Foto)

Rruga me katër korsi nga Drenasi në drejtim të Skenderajt ka filluar të ndërtohet dhe të zgjerohet me një intensitet të shtuar nga kompanitë kontraktuese, shkruan DrenicaPress.
Kjo rrugë do të lehtësoj jetën e qytetarëve drenicas, të cilët udhëtojnë në drejtim të kryeqytetit dhe të qyteteve tjera.
Drenica Press sjell fotografi për lexuesit e saj, të punimeve nga fshati Polluzhë deri në drejtim të Tërstenikut, të cilat po zhvillohen me një dinamikë të madhe.