Nëse e keni takuar këtë person telefonojini Policisë

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi.

Policia e rajonit të Pejës ka njoftuar se më 20 prill është raportuar si i zhdukur Aziz Ramiz Dervishaj i lindur me 20.07.1963 në fshatin Gllogjan të Deçanit ku edhe ka banuar.

Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e çështjes, Policia po kërkon nga qytetarët ndihmë në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi.

“Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë