Drenas, thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës me këtë rend dite

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale ,nenit 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit te Komunës se Drenasit (Gllogocit),nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores se punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, për datë 04.05.2018 duke filluar në ora 10:00 ne sallën e Kuvendit të Komunës.

Mbledhja do të zhvillohet me këtë:

Rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së datës: 29.03.2018.
2. Propozim vendim për subvencionimin e KF “ Feronikelit”.
3. Propozim vendim për subvencionimin e Këshillit për Veprim Rinor Lokal “KVRL”.
4. Propozim vendim për rrënimin e ishujve në Sheshin “Fehmi Lladrovci”.
5. Propozim vendim për shfuqizimin e vendimit të komunës nr.421-3587 të datës 19.06.2009, që i ishte dhënë prona komunale në shfrytëzim NTP “FLORIANI” me pronar Muhamet Ajazi nga Komorani.
6. Propozim vendim për shfuqizimin e vendimit të komunës nr.421-3587 të datës 19.06.2009, qe i ishte dhënë prona komunale në shfrytëzimin NTSH “BE-INDENERING BAU” me pronar Gëzim Gegaj nga Komorani.
7. Propozim vendim për kthimin e pronës komunale, te dhënë në shfrytëzim të përhershëm pronarit Hajdar Heta nga Gllogoci.
8. Propozim vendim për kthimin e pronës komunale, te dhënë në shfrytëzim të përhershëm pronarit Zejnullah Strumcaku nga fshati Abri e Eperme.
9. Propozim vendim për ndarjen e pronës komunale për varrezat e fshatit Korroticë e Ulët.
10. Propozim vendim për formimin e komisionit për rregulloren për dekorata dhe mirënjohje.
11. Propozim vendim për formimin e komisionit për ndryshimin e Stemës dhe Vulës së Komunës së Drenasit.
12. Propozim vendim për financimin e projektit të HANDIKOS-it.
13. Raporti financiar Janar-Mars 2018
14. Të ndryshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë