Me disa projekte prapa vetës, por famën e mori më rolin e “Drenicakut” në serialin “O sa mirë”
Bëhet fjalë për aktorin Jeton Zogjani, i cili tashmë edhe ka filluar të identifikohet me këtë rol.
Por megjithëse në serial është një drenicas, në jetën reale aktori vie nga një tjetër vend.
Harilaqi është fshati i tij i lindjes, të cilin aktori duket se e do shumë. Kjo pasi vazhdimisht në rrjetet sociale ai publikon fotografi duke ndarë me të gjithë pamje nga vendi ku u rrit.
“Harilaqi 2018!! P.S kudo qe te qojne dallget e jetes prap ketu ke me u kthy”, është mbishkrimi që ka lënë aktori në disa fotografi të publikuara së fundmi.
Ndryshe Jeton Zogjani është i martuar dhe baba i dy fëmijeve dhe veç aktrimit ka edhe disa biznese, të cilave ua kushton kohën./GazetaExpress/
