Lekaj kujton masakrën Meja e Gjakovës!

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj kujton masakrën Meja e Gjakovës.

Lekaj përmes një postimi të shpërndarë në Facebook thotë se 19 vjet më parë në këtë ditë janë vrarë e masakruar gra, burra, fëmijë e të moshuar.

Tutje shton se, sot e në çdo ditë duhet të nderojmë të rënët për çlirim, nderimi më i mirë për ta është që të punojmë pa ndalshem për pasardhësit e tyre, shkruan Magazina al.

Ky është postimi i plotë i ministrit Lekaj:

Meja e Gjakovës është pikë e pashlyer e gjenocidit të Serbisë mbi Kosovën.

19 vjet më parë, në këtë ditë janë vrarë e masakruar pa dallim, gra, burra, fëmijë e të moshuar, vetëm pse regjimi i Millosheviçit kishte vendosur që të spastronte nga Gjakova e Kosova çdo Shqiptar e çdo gjë që ishte Shqiptare.

Dëshmorët e martirët janë argumente se nuk ishte lehtë të përballesh me pushtuesin për të fituar lirinë.

Sot e në çdo ditë duhet të nderojmë të rënët për çlirim, nderimi më i mirë për ta është që të punojmë pa ndalshem për pasardhësit e tyre dhe për mbarë qytetarët, me idealin e familjarëve të tyre të rënë.

Lavdi!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë