Shpërthen një autocisternë e naftës në Ferizaj

Dje në mesditë ka ndodhur një incident zjarri në fshatin Bablak të Ferizajt
Një qytetarë ka raportuar në Policinë e Kosovës, se në punëtorinë e tij derisa po bënte punime, saldimin e një autocisterne për transportimin e naftës, e njëjta është përfshirë nga zjarri dhe ka shpërthyer.
“Si pasojë, e zjarrit lëndime të lehta trupore kanë marrë dy punëtorë. Njësia e zjarrfikësve ka lokalizuar dhe shuar zjarrin”, ka njoftuar Policia.
Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante policore, ndërkohë rasti mbetet të hetohet.