Xhemajlaj: Unë s’kisha fat të jem pjesë e fondit “Vendlindja thërret” e të ndërtoj shtëpi me basene

Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj në përballjen e parë televizive në “Rubikon” të KTV-së, i është përgjigjur Lladrovcit lidhur me akuzën për mbindërtim.

Ai ka thënë se ndryshe prej Lladrovcit, nuk e ka pasur fatin të jetë pjesë e fondit ‘Vendlindja thërret dhe të ndërtojë shtëpi luksoze, transmeton Koha.net.

“Unë nuk e kam pas fatin që të jem në fondin ‘Vendlindja thërret dhe të ndërtoj shtëpi e bazena. E vetmja që kam pas mundësi ta siguroj ka qenë një banesë e cila është nën llastra dhe kam kontratë me atë që e ka ndërtuar dhe lidhje nuk kam me komunë. Edhe fëmijët e mi kanë dëshirë të kenë basen e të lahen”, ka thënë ai.

Tutje Xhemajlaj më pas ka pyetur Lladrovcin se si do t’i largojnë njerëzit nga ndërtesat të cilat janë prona të komunës.

“Përball komunës janë fiks 27 banesa të uzurpuara dhe janë pronë e kuvendit komunal dhe njerëzit banojnë aty, si do të largoni?”, shtoi tutje Xhemajlaj duke ju drejtuar Lladrovcit lidhur me pronar e uzurpuara.

“Janë edhe qindra tjera, meqenëse unë i kam kërkuar mirëpo nuk kam arritur t’i marrë se deri tash kur kam hyrë në garë unë kam qenë vetëm një qytetarë i Drenasit, e jo drejtor i urbanizimit. Gjykata do t’i trajtoj këto raste. Unë nuk mund të shkoj me stupc dhe t’i ndjek qytetarët e mi”, përfundoi ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë