Lladrovci: Pyete Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin për fondin “Vendlindja thërret” [video]

I akuzuar se ka keqpërdorur fondin “Vendlinja thërret”, kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci theksoi se administrimin e fondit nuk e ka keqpërdorur dhe këtë e ka të dokumentar.
“Këtë pyetje le t’ia drejton Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqit. Unë kam qenë administrator i fondit dhe i kam të gjitha dokumentet në fletë A4 dhe jo në paqetë të cigareve.Këtë pyetje le t’ua drejton shefave të vet, ata që e kanë mësuar më thënë kështu”, ka shtuar Lladrovci.
Lladrovci tutje flet se si familja e tij gjithmonë ka qenë e pasur dhe asnjëherë nuk ka keqpërdorur ndonjë fond.