Kjo është logoja dhe emri i partisë së re të të pakënaqurve të Vetëvendosjes

Ligjvënësit e deri tash Grupit të Pavarur të Deputetëve, të pakënaqur nga Vetëvendosje, kanë shfrytëzuar interpelancën e thirrur nga ish-partia e tyre, për të diskutuar logon e re.
Fotografët e grupit KOHA kanë fokusuar me aparatët e tyre diskutimet në mes deputetëve për logon e re të partisë.
E nga ajo kuptohet se partia e re të cilën ata do ta krijojnë do të mbajë emrin Partia Social Demokrate.
