Rrahje mes pesë personave në Fushë-Kosovë

Djë në fshatin Grabovc të Fushë-Kosovës ka ndodhur një rrahje mes pesë personave. Raportohet se tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, k anjoftuar policia, transmeton Gazeta Express.