Lladrovci e Jashari ndjekin nga vendi i ngjarjes ndeshjen Bayren-Real (Foto)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me atë të Skenderajt, Bekim Jasharin ndodhen në Gjermani për ta ndjekur lojën Bayern Munchen-Real Madrid.

Është vet Lladrovci i cili ka postuar disa fotografi nga kjo ngjarje e madhe në futboll.

“Po përcjelli atmosferën e mrekullueshme në Allianz Arena, së bashku me miqtë e mi, Bekimin, Qëndrimin, Ilirin dhe Enisin. Kjo atmosferë është shumë e rrallë, sepse zhvillohet në një ndër stadiumet më të bukur në botë”, ka shkruar Lladrovci në profilin e tij në facebook.

Sipas tij, sa për lojën nuk po flasim, finale para finales, duke ditur edhe lojën që do të ofroj Bayerni, pres të mbesim të kënaqur. Sonte, për hir të Lapidarit, jam me Bayernin. Neve nuk na pëlqen balotazhi! Dihet!!!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë