Vdes polici që ishte suspenduar për shkak se dënoi shoferin e ministrit të Qeverisë së Kosovës (Foto)

Zyrtari i Policisë së Kosovës nga Prizreni, Nazmi Jahiri ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë që kishte.

I ndjeri ishte suspenduar nga puna vite më parë pasi kishte dënuar shoferin e ministrit pa portofol, Rasim Demiri, shkruan Indeksonline

Më 13 korrik të vitit 2016 ai po bënte punën e zakonshme dhe kishte shqiptuar një gjobë për një person që kishte parkuar keq veturën.

Bëhet fjalë për shoferi ministrit të qeverisë “Mustafa”. Menjëherë pas këtij veprimi, Jahiri ishte larguar nga puna dhe të njëjtit iu kishte marrë arma dhe kartela zyrtare.

PK-ja ishte arsyetuar se polici kishte bërë shkelje disiplinore dhe se për këtë kishin nisur hetimet. Vlen të theksohet se prej asaj kohe, i ndjeri nuk ishte kthyer nga puna. /Indeksonline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë