Drenas, njoftim për Subvencionim (ndihmë) material

Komuna e Drenasit përmes një njoftimi ka kërkuar nga të gjithë ata që nuk janë përfshirë në Subvencionim (ndihmë) materiale, me gjendje jo të mirë shëndetësore dhe me kushte të rënda ekonomike, se çdo shqetësim apo pakënaqësi ta bëjnë në “Komisionin për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Ankesave për Ndarje të Subvencioneve” në Komunën e Drenasit në afat prej 5 ditë pune, transmeton Drenica Press

Njoftimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:

Të gjithë aplikuesit që kanë bërë kërkesë pranë DSHMS për Subvencionim (ndihmë) materiale, ata me gjendje jo të mirë shëndetësore dhe me kushte të rënda ekonomike, të cilët nuk kanë përfituar për arsye të ndryshme, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave për Ndarje të Subvencioneve-DSHMS njoftojnë aplikuesit se për çdo shqetësim apo pakënaqësi për mos përfshirje në këtë listë, ankesën e tyre mundë ta bëjnë në “Komisionin për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Ankesave për Ndarje të Subvencioneve” në Komunën e Drenasit në afat prej 5 ditë pune.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë