Drenasi planifikon ta ndryshojë Stemën dhe Vulën e Komunës


Komuna e Drenasit planifikon që në një të ardhme të afërt ta ndërroi Stemën dhe Vulën e Komunës.

Kjo madje bëhet e ditur edhe në një njoftim që sot ka lëshuar kjo komunë për thirrjet e mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa, transmeton DrenicaOnline.

Pika e 11 e kësaj mbledhje është propozim vendim për formimin e komisionit për ndryshimin e Stemës dhe Vulës së Komunës së Drenasit.

Ende nuk janë specifikuar detajet për këtë proces mirëpo me gjasë do të shpallet konkurs dhe dizajni më i bukur do të shpallet fitues./DrenicOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë