Aksident në Shkup, humb jetën një kosovar

Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të komunikacionit në Shkup.
Fatkeqësia rrugore ka ndodhur në sheshin “Nikolla Karev, kur SH.H (48), duke drejtuar veturën “Mercedes” me regjistrim të Kosovës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur për një shtyllë betoni, përcjell kp.
Në gjendje të rëndë, shtetasi i Kosovës është dërguar në spitalin “Nënë Tereza”, ku është konstatuar vdekja e ti.