Arrestohet një person në Korroticë të Epërme

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar personi mashkull në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit dhe i njëjti është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës, transmeton DrenicaOnline.
Policia e Kosovës në raportin e saj dërguar mediave ka njoftuar se arrestimi i personit të kërkuar është bërë të mërkurën në mëngjes.
Nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë rast./DrenicaOnline/