Isa Xhemajlaj tregon për raportet që ka me gazetarin Milaim Zeka (Video)

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin, kandidati i Nismës për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka folur për përkrahjen që po i jep gazetari Milaim Zeka.

Ai ka thënë se njihet personalisht me Zekën dhe se ka parë që gazetari ka bërë disa deklarata, në të cilat ka shprehur përkrahjen për të, si kandidat për kryetar të Drenasit.

Kandidati i Nismës ka treguar se gjithmonë ka pëlqyer qëndrimet e palëkundura të Zekës dhe tani ndjehet mirë që një figurë e tillë e përkrahë atë për kryetar të Drenasit.

Xhemajlaj ka treguar se Zeka nuk e ka përkrahur atë personalisht, apo partinë Nisma në balotazhin ndërmjet tij dhe kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovcin.

Sipas kandidatit të Nismës, Zeka përkrah vizionin dhe konceptin e tij për ndryshimin e Drenasit. /Express/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë