Aksidentohen në Turqi, Almeda dhe burri i saj turk! Kjo është gjendja e tyre

Diçka fort e pakëndshme u ka ndodhur çiftit simpatik, Almeda Abazi dhe burrit të saj Tolgahan Sayışman.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ata kanë pësuar një aksident dhe janë goditur me një veturë taksi, ku thuhet se ishin në dalje të një parkingu të një restoranti në Stamboll, shkruan lajmi.net

Për fatin e tyre të mirë çifti shpëtuan pa lëndime dhe dëmet kanë qenë vetëm nga ato materiale.

Sipas mediave turke, Abazi, e cila 4 ditë të javës i kalon në Shqipëri ku është angazhuar në prezantimin e “Dancing with the Stars” dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman, i cili sapo është kthyer nga turi i tij në Afrikë, kaluan një darkë romantike në një restorant në Kurucesme, mirëpo gjithçka u ‘prish’ kur dyshja u tmerruan nga ajo që u ndodhi.

Pavarësisht kësaj ndihen falënderues që kanë shpëtuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë