Kjo ngjarje do të ndodhë të hënën në Drenas
Për nder të ditës së tokës (Planetit), Komuna e Drenasit në bashkpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe organizaten jo-qeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC), do të lansojnë projektin “Zbatimi i skemës së ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim” në pikat grumbulluese (PGM) ku janë të përcaktuara nga komuna në bashkpunim me GIZ dhe GAC, ku në këto pikat do të bëhët ndarja e mbeturinave të riciklueshme dhe atyre të tjera, dhe njëkohësisht do të mbahen edhe aktivitete tjera sipas agjendës.
Lansimi dhe hapja zyrtare e projektit “Zbatimit të skemës së ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim” në komunën e Drenasit, parashihet të zhvillohet ditën e hënë, më dt. 23.04.2018 në orën 10:30-11:00, në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” Drenas dhe pastaj do të vazhdon sipas agjendës.
Ky është hapi i radhës që komuna është duke ndërmarrë për përmirësimin e mjedisit në nivel lokal, i cili do të kontribuojë për një sistem më efikas të menaxhimit të mbeturinave komunale duke u përkrahur në vazhdimësi prej GIZ-german në Kosovë./DrenicaOnline/