Foto e Mujë Krasniqit e papublikuar më parë (FOTO)

Data e 14 dhjetorit mbetet ndër më krenaret në historinë më të re të shqiptarëve. Është dita kur Komandant Mujë Krasniqi – Kapuçi, bashkë me 41 bashkëluftëtarë ra në fushën e nderit për ta jetësuar lirinë e Kosovës, shkruan Infokusi.com.
Pikërisht në këtë ditë edhe ne na vije si një dhuratë në adresën e redaksisë nga faqja zyrëtare e Komandantit një foto e tij e papublikuar më parë. Në foto bashkë me Komandantn është edhe Rexhep Selimi ish Komandant dhe tash deputet në Kuvendin e Kosovës, shkruan Infokusi.com
Në këto kohë kur Kosova si asnjëherë tjetër ka nevojë për heronjë që sakrifikojnë gjithçka për shtetësinë e Kosovës, heronjë që ia ngrisin lartë zërin shtetit tonë të ri, heronjë që me vetëmohim e sakrificë punojnë për ngritjen e shtetit dhe forcimin e tij, porosia e Komandant Mujë Krasniqit – Kapuçit, dedikuar Kosovës “Ty ta japim jetën dhe na duket pak”, është mesazhi dhe motivi më i mirë për të gjithë ne që e duam dhe frymojmë me Lirinë, Pavarsinë dhe vuajtjet e Kosovës.
Ma gëzofsh nishanin mbi ballë Komandant.
E paqi të lehtë mbi varr lëndinën!/Infokusi.com/