Përkujtohet masakra e Poklekut

Më rastin e 19 vjetorit të masakrës së Poklekut, do të përkujtohen familjarët e familjes Muqolli të këtij fshati dhe familjes Elshani nga fshati Korroticë e Poshtme.
Më 17 prill (e marte) duke filluar nga ora 10:00 do të bëhen homazhe tek varrezat e fshatit Poklek të Komunës së Drenasit.
Në të njejtën ditë, para 19 vitesh në Poklek forcat kriminale serbe vranë e masakruan dhe në fund i dogjën 54 familjarë të familjes Muqolli dhe Elshani, në mesin e tyre shumica gra, pleq e fëmijë.
Ndërsa në ora 11:00, do të mbahet Sofra Poetike “Ymer Elshani 2018” në Sallën e Kulturës në Drenas.