Këngëtarja Fatlume Popovci nuk është një këngëtare e panjohur për skenën tonë
Ajo është emër i panjohur për adhuruesit e muzikës sonë popullore. Ajo erdhi në skenën e muzikës me një zë e stil të veçantë, të pëlqyer nga të gjithë ata që e duan këngën, muzikën.

Sot, Fatlume Popovci, llogaritet njëra nga këngëtaret më të preferuara dhe të kërkuara nëpër dasma tona, sepse ajo di të krijojë e të kallë atmosferë, por edhe të dhurojë imazh të ri të gazmendeve, me raportuarin e saj të gjerë të këngëve, nga ato qytetare, popullore e deri te baladat, shkruan GazetaExpress.

Për këtë dëshmojnë edhe ftesat e shumta që i bëhen, duke e rezervuar e zënë rend edhe me një vit përpara.

E tillë është edhe balada e saj e fundit “Fjalët e një burri”, një baladë që i kushtohet dashurisë së humbur dhe një burri që nuk e mban fjalën e vet.

