Tre persona tentojnë t’i ikin Policisë në Prishtinë, mirëpo e pësojnë! (Video+Foto)

Raportohet se në rrugën “Lidhja e Prizrenit” një Prishtinë Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohej nga organet e sigurisë për një vepër.
I njëjti tentoi t’i ikte forcave të Policisë së Kosovës, mirëpo këta të fundit arritën ta arrestojnë personin, i cili si pasojë e këtij veprimi shkaktoi aksident rrugor.
Ndërsa, mësohet se dy persona të tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes, të cilit shoqëronin të dyshuarin.
“Ishin tre persona me një automjet dhe janë futur në një rrugë një kafshe. Patrulla e PK-së ka tentu me i ndal por ata kanë ik dhe kanë bërë aksident ku kanë dal tre persona dy kanë dhe tjetri është arrestue. Dy te tjerët qe kanë ik dyshohet qe kanë pas narkotik me vete janë nga Shipëria dhe kjo ka qene arsyeja qe kanë ik”, tregon ky burim.