Këngëtarja Dafina Zeqiri sot mbush 29 vjet jetë.
Ajo ka pranuar urime të shumta që prej minutave të parë të ditës së sotme, shkruan lajmi.net.
Por, nuk ishte vetëm kaq, derisa po festonte bashkë me shoqëri në një lokal në Nju Jork, Dafina është befasuar në mënyrën më të mirë.
Partneri i saj, motra dhe shoqja e ngushtë e kanë befasuar atë duke i shkuar në lokalin ku po qëndronte, nga emocionet këngëtarja shpërtheu në lot.
“Nuk mund të besoj, partneri im, motra @tringa_tiki_zeqiri dhe më e mira ime @norahaxhamë befasuan për ditëlindjen 29-të në Nju Jork në mënyrën që ata e bënë.”, ka shkruar ajo.