Është një nga këngëtarët më të dashur të muzikës popullore shqiptare dhe gjithashtu është një personazh mjaft karizmatik.
I ftuar në emisionin “Boom”, këngëtari shkodran Bujar Qamili ka treguar për marrëdhënien e tij me bashkëshorten.
Ai është se mes tyre nuk ekziston xhelozia dhe se janë mjaft të kuptueshëm me njëri-tjetrin, sidomos bashkëshortja e tij. Më thonë a bëhet xheloze gruaja? Mua gjithmonë me gruan më ngatërrojnë. Gruan e kam artiste, nuk do me dit gjë hiç. Vetë më thotë shko nga të duash vetëm hajde në darkë dhe silli paratë në shtëpi,”-shprehet këngëtari./Express.
Gjithashtu ai ka theksuar se ne çiftin e tyre toleranca është reciproke. “Nuk ka nevojë me punu. Sot kam ardhur po bëj emisionin tuaj, ajo është në Dubrovnik. Ka shku me shoqe atje ty bo qejf. I kam thënë, çfarë të duash bëj gjithë ditën, në darkë hajde në shtëpi.”
Këngëtari i njohur gjithashtu ka treguar se i pëlqen shumë kur në fund të ditës është ai që i ka fituar paratë dhe ja dorëzon bashkëshortes. Megjithatë këngëtari nuk ka qëndruar pa bërë dhe pak humor. “Paratë i fitoj unë. Ne me të vërtetë fitojmë para por unë kam kënaqësi kur ja çoj paratë që fitoj gruas, por më kënaqësi kam kur i blej të dashurës një parfum. Tregoj të drejtën, ndoshta bëra gabim,”-përfundon Qamili. Produksioni i tij më i fundit muzikor ka qenë bashkëpunimi me këngëtarin Mateus Frroku, i cili ka rezultuar mjaft i suksesshëm.