Isa Xhemajlaj priti në takim një delegacion maqedonas

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit(MIK), z. Isa Xhemajlaj, priti takim një delegacion nga Republika e Maqedonisë, të kryesuar nga Koordinatori Nacional për MIK, z. Ivan Pivovarov.
Në këtë takim u bisedua sa i përket bashkëpunimit mes dy vendeve për të koordinuar veprimet sa i përket menaxhimit të integruar të kufirit dhe për vlerësuar praktikat e mira të dy vendeve sa i përket luftimit të krimit ndërkufitarë.
Me këtë rast zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Isa Xhemajlaj, theksoi se pala kosovare është e gatshme për të ngritur bashkëpunimin mes dy vendeve me qëllim që të ngitet efikasiteti i kontrolleve të kufirit mes dy vendeve për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme.
Në cilësi të Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, zëvendësministri Xhemajlaj së bashku me delegacionin e Maqedonisë vizituan Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit(QKMK). Ai tha se QKMK-ja është e vetmja në rajon në të cilën bashkërendojnë aktivitetet tri agjenci të zbatimit të ligjit, siç janë Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit.