Përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Negroc të Drenasit (Foto)

Në Negroc të Drenasit sot janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë në luftën e fundit në Kosovë.
Në kompleksin e varrezave “Pëllumbat e Lirisë”, nderime kanë bërë zyrtarë të Komunës Drenasit, komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina bashkë me zyrtarë tjerë policor si dhe shumë përfaqësues dhe qytetarë të Drenicës me rrethinë, raporton DrenicaOnline.
Në këtë shënim përvjetori u tha se kompleksi memorial “Pëllumbat e Lirisë” e dëshmon sakrificën dhe lavdin e popullit tonë. Po ashtu u tha se Drenica ishte frymëzimi i parë i luftës çlirimtare, ishin lëvizjet e para të armatosura të këtij vendi për t’iu kundërvënë armikut shekullor serb.
Njësiti “Pëllumbi” i dha lirisë së vendit 21 dëshmorë që prehen në këtë kompleks dhe kjo zonë e Negrocit gjithashtu dha 36 martirë të lirisë./DrenicaOnline/