Bastisje në Komoran, policia gjënë armë e municion

Është arrestuar një person një Komoran të Drenasit pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 23 fishekë të kalibrave të ndryshëm, transmeton DrenicaOnline.
Policia e Kosovës ka njoftuar se konfiskimi i armëve është bërë të mërkurën në mëngjes.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./DrenicaOnline/