Zeqir Kiqina emërohet ushtrues detyre i telekomit

Bordi i Telekomit të Kosovës ka marr vendim që tani ushtrues detyre i kryeshefit të kësaj ndërmarrje të jetë Zeqir Kiqina.
Në mbledhjen e sotme të bordit të Telekomit pas shkarkimit nga detyre të drejtorit Nuredin Krasniqi është marr vendim edhe për emërimin e Ushtruesit të Detyrës së drejtorit të ri.
Sipas burimeve të Gazetës Fjala bordi me shumicë votash ka marr vendim që tani ushtrues detyre të jetë Zeqir Kiqina.