Plagoset një femër në Prishtinë

Sot rreth orës 14:00, nga QKUK-ja, policia njofton se ka pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit.
Sipas deklaratës së viktimës (femër) Sh. A., 30 vjeç, rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku nga një plumb “qorr”, ajo është goditur në këmbën e majtë. Kështu thuhet në komunikatën e dërguar për media nga policia, transmeton Express.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është hapur rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave lidhur me këtë rast.