Haradinaj i reagon Gecajt të LDK’së për Betejën e Koshares – e quan qen dhe të poshtër

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të LDK-së, Bajram Gecaj, duke thënë se as që ka ditur dhe as nuk di rreth organizimit të luftës në Koshare.
Dje zyrtari i LDK’së, Bajram Gecaj, teksa kujtoi Betejen e Kosharës, tha se ajo ishte betejë e FARK’ut.
Ndërsa, Nasim Haradinaj përmes një postimi në Facebook shkruan se Geci dhe të tjerët tentojnë t’i japin kah të pavërtetë ngjarjeve në Koshare.
Madje ai ka shkruar se “A ka njeri ma të poshtër e më të pandershëm se rreni”.
Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt:
“O Bajram Geci ! Po a ka njeri ma të poshtër e më të pandershëm se rrenci !? E ai jeni ju në ketë rast, aq më tepër kurë as nuk ke ditë dhe asë që dinë diçka rreth organizimit të luftës së Kosharës….!! Une të kuptoj se ju duhetë të flisni diçka rreth gjërave dhe ngjarjeve të mëdha sepse kjo ju bën me “zemrên e Tigrit” ty o dhe shokët e tu me zemër lepuri….! Ti po as edhe ata shumë njerz si ti që po mundohi të ju jepni drejtim dhe kahje tê pa vertetê ngjarjeve nê Koshare,keni mbeturë si ata qentë e këqinjë e frigacak, që e prishinë të lehurenë kurë ja ndien erën ujkut, porë kurr nuk guxojnë ta msyejnë….!”,