Lladrovci e Veseli besojnë se Drenasi frymon PDK (Video)

Fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve në Drenas ka nisur sot.
Ishte Partia Demokratike e Kosovës ajo që mblodhi qytetarë e simpatizant të shumtë por edhe shumë anëtarë të Qeverisë e të Kuvendit.
Ramiz Lladrovci, kandidat për kryetar të kësaj komune kërkoj nga qytetarët që rrugën e nisur ta vazhdojnë.
Lladrovci theksoj se për Drenasin, Partia Demokratike e Kosovës do të ofrojë 70 milionë euro investime kapitale që do t’i japin shtytje të madhe Komunës së Drenasit.