Edhe një çift i njohur i japin fund martesës (Foto)

Edhe një ndarje tjetër në botën e shou bizit.

Jennie Garth dhe burri i saj Dave Abrams kanë vendosur ti japin fund martesës së tyre.

Nëntorin e kaluar, çifti njoftoi se po merren me martesën e tyre dhe thuhet se nuk jetonin me njëri-tjetrin.

Për fat të keq, Jennie dhe Dave, nuk ia dolën, pavarësisht punës për të rregulluar marrëdhëniet e tyre martesore.

Çifti u martua në korrik të vitit 2015 dhe nuk kanë fëmijë.

Jennie ishte e martuar më parë me Daniel Clark me të cilin ajo ka tre fëmijë.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë