Ermal Fejzullahu kujton veten e tij në vitin 1997, atëherë kur ishte këngëtar fëmijësh

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, është një ndër këngëtarët më të pëlqyer të estradës shqiptare.

Ai ka shumë këngë të publikuara në treg, të cilat janë kthyer në hite.

Karrierën e ka nisur qysh në fëmijëri, kjo edhe nga influenca që ka marrë nga i ati i tij, këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu.

Së fundmi, këngëtari ka ndarë me fansat një fotografi nga e kaluara, e realizuar në vitin 1997.

Aso kohe ai kishte realizuar këngën “Do të bëhem superstar”, e cila ishte kthyer në një hit për fëmijë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë