“Taksa në rrugën e Kombit, turp historik, Rama duhet të dorëhiqet”

Prej ditës së djeshme shqiptarët janë ngritur në protestë kundër taksës së kalimit në rrugën e Kombit.

Protesta që nisi si tubim paqësor degradoi në përdorimin e dhunës.

Në lidhje me këtë protestë shkruan edhe avokati i njohur shqiptare Spartak Ngjela.

Sipas tij nëse qytetarët do t’i vijojnë protestat për Rrugën e Kombit, por pa dhunë, duhet të dorëhiqet Edi Rama.

“Socialistët dhe të gjithë shqiptarët që mbrojnë reformat, duhet të kuptojmë një gjë: largimi i Edi Ramës si kryeministër zhbllokon embargon financiare që Berlini i ka vënë këtij deri në implementimin e Reformës në Drejtësi.

Socialistët duhet urgjent të vendosin kryeministrin e tyre që ia kërkon Uashingtoni dhe Berlini.

Rrëzimi i Ramës, shpëton shqiptarët; edhe Rrugën e Kombit se, mungesa në para që ka sot shteti shqiptar, dhe që i vjen nga bllokimi financiar kundër tij – ndryshon menjëherë gjendjen financiare të qeverisë shqiptare dhe lejon qarkullimin e lirë në Rrugën e Kombit”, shkruan Ngjela.

Sipas Ngjelës politika amerikanë duhet të jetë e para ajo që duhet t’i kërkojë dorëheqjen një kryeministri të përbuzur nga populli i vet, që kuptohet se është tërësisht kundër Reformës në Drejtësi.

“Ka edhe diçka: si mund t’i vihet tarifë Rrugës së Kombit. !!!

Është një turp historik”, shkruan Ngjela./Gazeta Express

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë