Menaxhimi i mbeturinave në Drenas, mbahet punëtoria e radhës

Punëtoria e dytë e realizuar drejtë finalizimit të marrjes së përgjegjësive në aktivitetet e parapara në kuadër të objektivave që parashihen në planin e menaxhimit të mbeturinave.

Punëtoria u organizua nga komuna e Drenasit, në mbështetje nga GIZ-SMS & GAC&CEEA, nën tematikën:
“RISHIKIMI I PLANIT KOMUNAL TË MENAXHIMIT TË MBETURINAVE DHE IMPLEMENTIMI I PILOT PROJEKTEVE”

Objektivat e diskutuara:
1. Rishikimi i objektivave nga Plani Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave;
2. Plotësimi dhe zgjerimi i shërbimeve në tërë territorin e Drenasit;
3. Kostoja e shërbimit të grumbullimit si dhe rastet sociale;
4. Finalizimi dhe implementimi i pilot projektit të ndarjes së mbeturinave në burim. Ky aktivitet është mbajtur me 30, 31.03 2018, nga drejtorati i shërbimeve publike./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë