Erëra të forta në Kosovë, rrëzohet lisi në mes të qytetit (Foto)

Erëra të fuqishme janë duke u ndjerë pothuajse në çdo pjesë të vendit.
Erërat vazhdojnë edhe sonte që nga mëngjesi i hershëm.
Por siç duket Peja po e pëson më së shumti. Përpos dëmeve të shumta për të cilat ka raportuar Indeksonline orë më parë, tani në mes të qendrës së qytetit si pasojë e erës është rrëzuar një lis në mes të rrugës.
Fotografi të dërguara në redaksi të Indeksonline tregojnë këtë pamje e cila sigurisht ka bllokuar edhe një pjesë kaluese të rrugës.