Protestuesit në “Rrugën e Kombit” i vënë flakën sportelit të pagesës [Video]

Protesta në “Rrugën e Kombit” kundër vendosjes së taksës ka dalë jashtë kontrollit dhe protestuesit pasi u përleshën me forcat e policisë, kanë shkatërruar edhe koncesionarin e ngritur për pagesën e taksës, duke i vënë flakën.
Protestuesit janë futur edhe brenda sporteleve dhe kanë shkatërruar edhe kompjuterët.