Drenasi edhe sot pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. njofton të gjithë konsumatorët e Komunës së Drenasit se, edhe gjatë ditës së sotme (e shtunë) do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, transmeton DrenicaOnline.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit, janë punimet teknike nga ekipet e ujësjellësit më konkretisht, vendosja e ujëmatësve zonal.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e komunës së Drenasit./DrenicaOnline/