Era Istrefi publikon këngën e re, por befason fansat me veprimin e saj!

Era Istrefi, e cila me këngën e saj “Bon Bon” bëri bujë në tërë botën, ka publikuar këngën e saj më të re, bashkëpunim me një DJ të huaj.

Kënga e titulluar “Origami” vjen si bashkëpunim me Maphorisa-n, një DJ jug-afrikan, i cili ka punuar me shumë artistë të famshëm botëror.

Era në Instagramin e saj ka publikuar lajmin për këngën më të re, mirëpo duket se ajo është publikuar vetëm në Spotify, a jo në YouTube siç jemi mësuar t’i shohim të gjitha këngët.

Nëse posedoni llogari të Spotify, këngën e Erës mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm.

https://www.youtube.com/watch?v=4XVW5kAJSbA

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë