Policia arreston një person në Drenas

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar i kërkuari mashkull Kosovar/Shqiptar në Drenas dhe i njëjti menjëherë është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës, transmeton DrenicaOnline.

Në raportin për media të Policisë së Kosovës ndonëse nuk jepet identiteti i të arrestuarit, thuhet se ai është prangosur të hënën në mesditë në qendër të Drenasit.

Arrestime të tilla me urdhër Gjykatë kohët e fundit janë shtuar në gjithë vendin./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë