KGJK në pritje të listave nga BE për emërimin e gjyqtarëve serbë

Këshilli Gjyqësor i  Kosovës është në pritje të listës së emrave të gjyqtarëve serb, për të verifikuar nëse të njëjtit janë hequr nga lista e pagave  nga autoritetet serbe.

Kjo listë, të cilën Bashkimi Evropian  shumë shpejt pritet t’ia dorëzoj ministres për Dialog, Edita Tahiri,  do të ndihmoj KGJK-në që të kryej procesin e emërimit të  48 gjyqtarëve serb.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi i ka thënë “IndeksOnline” se deri në janar pret të pranoj këtë  listë dhe të dërgoj  për dekretim  të presidenti i vendit Hashim Thaçi emrat e gjyqtarëve serb.

“Nëse nuk del diçka e papritur, ne po  shpresojmë që duhet me fillu me 10 janar dekretimi i gjyqtarëve serb. Mirëpo ne nuk i procedojmë emrat tek presidenti për dekretim pa e marr njoftimin nga zyra e BE-së,  që të njëjtit e kanë ndërprerë marrëdhënien e punës dhe i kanë heq nga lista e pagave në Serbi, i cili është edhe kushti kryesor”, është shprehur Idrizi.

Sipas tij, procedura e intervistimit dhe  dokumentacionit për këta gjyqtarë është kryer, ka mbetur vetëm dërgimi i emrave të tyre në presidencë, transmeton Indeksonline.

“Tashmë  vetëm kemi mbetur mi dërguar emrat e gjyqtarëve për dekretim. Shumë shpejt pritet që këta emra të dërgohen të presidenti hasim Thaçi për dekretim”.

Dekretimi i  këtyre 48 gjyqtarëve serb,  vjen si rezultat i marrëveshjes së  nënshkruar për Sistemin e Drejtësisë  me 10 shkurt 2015 nga kryeministri Isa Mustafa, Aleksandar Vuçiq dhe shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini.

Sipas kësaj marrëveshje, kryetari i Gjykatës Themelore do të jetë serb nga Mitrovica e veriut, ndërkaq prokurori kryesor do të jetë shqiptar i Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë