Aksident në Skenderaj, dy të lënduar

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur në rrugën “Fadil Rrustemi” në Skenderaj.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur të martën rreth orës 18:00, mes dy automjeteve, transmeton DrenicaOnline.
Lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjer ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./DrenicaOnline.