Deputetët e VV’së e gjuajtën gazin te ulëset e LDK’së

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur për të dytën herë gaz lotsjellës në Kuvend. Por ajo që bie në sy, është se deputetët e partisë së Kurtit e gjuajtën gazin të ulëset kah gjenden deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mësohet se Salih Zyba është ai që e gjuajti gazin lotsjellës, por më herët u raportua se Fitore Pacolli, Xhelal Svecla dhe Sami Kurteshi.

Herën e parë, gjuajtja e gazit, ia rëndoi gjendjen shëndetësore deputetit të LDK’së, Ramiz Kelmendit.

Ai për Express ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është rënduar pak pas hedhjes së gazit.

Megjithëkëtë, Kelmendi tha se do të jetë në vazhdimin e seancës. “Nuk heq lehtë dorë”, shtoi ai./Express

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë