Kush e dëmtoi më së shumti PDK’në në Drenas? Përgjigjet nënkryetari i partisë (Video)
Sonte në emisionin “Komiteti Qendror” – i drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ministër i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka folur për zgjedhjet e mbajtura në njërin ndër bastionet e kësaj partie, Drenasin.
Ai ka thënë dështimi i kandidatit të PDK’së që t’i fitojë zgjedhjet në Drenas në rrethin e parë dhe shkuarja në balotazh nuk e kanë dëshpëruar këtë parti, por e kanë befasuar atë.
Krasniqi ka thënë se kandidati i PDK’së, Ramiz Lladrovci, ishte zgjedhja e duhur e kësaj partie, por ata u dëmtuan nga ish-anëtari i partisë, Xhavit Drenori, që në zgjedhjet e Drenasit kandidoi si i pavarur.
Sipas nënkryetarit të PDK’së, Drenori në fushatën e tij në këtë komunë ka deklaruar se ka raporte të mira më qendrën e PDK’së dhe kjo sipas Krasniqit ka ndikuar që qytetarët e Drenasit ta votojnë atë.
Ai në “Komiteti Qendror” ka thënë se kjo ka ndikuar të shpërndarjen e votës së PDK’së, por megjithatë beson se Lladrovci do të fitojë bindshëm në balotazhin që do të mbahet më 18 dhjetor. /Express/