Kujtim Shala i kundërpërgjigjet Konjufcës: U bëtë bashkë me PDK’në kundër LDK’së

Pasi Glauk Konjufca i tha LDK’së se nuk duhet ta votojë demarkacionin, pasi PDK e ka rrezuar qeverinë Mustafa, nënkryetari i kuvendit nga radhët e LDK’së, Kujtim Shala, ka thënë se Vetëvendosje ishte bërë bashkë me PDK’në për ta rrezuar Qeverinë e kaluar.
LDK i është pëgjigjur Vetëvendosjes, pasi Konjufca tha se LDK’së ia kishte hedhur PDK’ja duke ia rrezuar qeverinë ani pse ishin partner.
Shala i LDK’së ka thënë se në VV kishte qenë në partneritet më PDK’në kundër partisë së tij, raporton Gazeta Express,
“Atë ditë kundër qeverisë keni qenë të gjithë kundër LDK’së. Kjo i bie që keni qenë partnerë”, ka thënë nënkryetari i Kuvendit.
“Ju keni parasysh ne do të ratifiikojmë një projektligj që e ratifikon marrëveshjen e gushtit të vitit 2015”, ka shtuar ai.
Kjo është hera e katërt që po tentohet të votohet Marrëveshja e kufirit me Malin e Zi, që është edhe kushti kryesor për liberalizimin e vizave.
LDK, PDK, AAK, Nisma dhe minoritetet joserbe janë deklaruar se do ta votojnë Demarkacionin, ndërsa Lista Srpska dhe Lëvizja Vetëvendosje që ka kundërshtuar Marrëveshjen.