Haradinaj prezanton para deputetëve projektligjin për Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka prezantuar para deputetëve projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Kjo është votë për lirinë e lëvizjes”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Ky projektligji nuk e rrezikon territorin e Kosovës, ju ftoj të votoni pro këtij projektligji”.

Ky është vazhdimi i katërt i seancës për Demarkacionin me Malin e Zi.

Tri herët e kaluara seancat janë ndërprerë meqë koalicioni qeverisës nuk i kishte 80 votat e kërkuara për të kaluar marrëveshja për vijën kufitare me Malin e Zi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë